Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski dhe Filipçe për vizitë të policit të lënduar afër fabrikës OHIS

Shkup, 26 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me publikimin në profilin e tij në Fejsbuk informoi se së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski e kanë vizituar policin i cili mbrëmë derisa po kryente veprimet zyrtare në afërsi të fabrikës OHIS është goditur dhe lënduar.

“E vizituam kolegun tonë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, i cili mbrëmë derisa po i kryente veprimet zyrtare të sferës së komunikacionit në bul. “Boris Trajkovski”, në afërsi të fabrikës OHIS, ishte goditur dhe lënduar me automjet “citroen berlingo”, i drejtuar nga A.D. (19) dhe bashkëudhëtari K.M. (21), të cilët janë arratisur nga vendi”, shkroi Spasovski.

Ai informoi se me urdhrin e Prokurorit publik dy personat janë gjetur, janë shoqëruar në polici dhe kundër tyre do të shtrohet parashtresë përkatëse.

“Shpresoj se nëpunësi policor i lënduar sa më parë do të rikuperohet dhe do të kthehet sërish tu shërbejë qytetarëve. Theksoj se sulm ndaj një nëpunësi policor është vepër serioze penale dhe veprime të tilla nuk janë toleruar, ndërsa dhunuesit duhet të përgjigjen”, shkroi Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...