Spasovski dhe Ilievski në takim me qytetarët në Kumanovë

Kumanovë,  6 tetor– Kandidati për kryetar komune i LSDM-së për Kumanovën, Oliver Ilievski dhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski, sot realizuan takim me banorët e fshatit Lubodrag dhe vendet e populluara “Babin doll” dhe “Vera Kotorka”. Ilievski premtoi ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe të ujësjellësit dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave.

Nënkryetari i LSDM-së, Spasovski tha se rritja e pagave, standardi më i mirë, janë qëllimet  të cilat me sukses janë zbatuar.

“Kujdesemi për çdo qytetar, të gjithë jemi një familje dhe secilit ia zgjasim dorën, punëtorë, të varfër, prindër vetushqyes, persona me pengesa, të gjithë jemi të barabartë dhe të njëjtë, një shoqëri për të gjithë”, deklaroi Spasovski.

Ai tha se për katër vjet është rritur paga minimale prej 9.000 në 15.000 denarë, ndërsa nga 1 janari i vitit 2022 do të rritet në 300 euro. Spasovski thotë se paga mesatare në shtet tani arrin 28.000 denarë, siç tha pagat janë rritur më shumë se 100 euro.

“Për ne dhe për qytetarët e rëndësishme është pagat realisht të rriten,  ndërsa jo në mënyrë virtuale. Të gjithë të kenë rritje dhe më shumë para në llogaritë e tyre, ndërsa jo rritje vetëm në reklama. Me ligjin për pagë minimale shkaktuam spiralë të rritjes së pagave. Në vitin 2017 kur paga minimale ishte 9.000 denarë, sot është 15.200 denarë.  Këto janë 6.000 denarë më shumë para në muaj ose 72.000 denarë në vit për çdo punëtor. Paratë janë të qytetarëve, i kthejmë tek qytetarët”, deklaroi Spasovski në Kumanovë.  

Related posts

Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë deri në orën 17:00, pjesëmarrja e votuesve tejkaloi 50 përqind

Redaksia

Telefonata e fundit me vëllain e kumanovarit që vdiq tragjikisht në Tiranë

D V

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More