Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski dhe Simovski biseduan për regjistrimin

Shkup, 29 janar – Specifikimi i kushteve për përdorimin e bazave të të dhënave nën kompetencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për regjistrimin e ardhshëm të popullatës ishte një nga temat, për të cilat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bisedoi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Entit shtetëror për statistikë, të udhëhequra nga drejtori, Apostol Simovski.

Nga të dy palët u theksua bashkëpunimi i mirë midis dy institucioneve në drejtim të ndarjes së bazave të të dhënave nën kompetencën e MPB-së me Entin për statistikë, e cila kryhet rregullisht në bazë tremujore.

“Ministri Spasovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme e mbështet plotësisht punën e Entit shtetëror për statistikë dhe se, si deri tani, është plotësisht e përgatitur t’u përgjigjet të gjitha nevojave, tani edhe me intensitet të shtuar, me qëllim të zbatimit me sukses të regjistrimit të paralajmëruar të popullatës”, informojnë nga MPB. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...