Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Drejtësi për të gjithë, administratë evropiane, siguri, vizion të qartë dhe prosperitet

Shkup, 6 korrik – Drejtësi për të gjithë, barazi para ligjit, administratë sipas standardeve evropiane, siguri, vizion të qartë dhe prosperitet, paralajmëroi bartësi i listës në NJZ 2 nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, Oliver Spasovski.

Nga tribuna e sotme në Çair, Spasovski njoftoi për paketë të re, të katërt të masave ekonomike: kartelat pagesore vendore prej 9.000 denarë për secilin pensionist me pension deri në 15.000 denarë, kartelë për blerjen e produkteve vendore për çdo të falimentuar, për çdo të papunë…

Ne vazhdojmë, tha ai, me projekte konkrete, jo me gënjeshtra dhe manipulime.

Sipas Spasovskit, gruevizmi dhe regjimi nuk duhet të kthehen kurrë.

Ai gjithashtu iu referua investimeve të realizuara në periudhën e kaluar. Qeveria, tha ai, ka treguar që shteti ka para të mjaftueshme, por vetëm me politikën e duhur ato mund të drejtohen dhe përdoren.

Para tij foli bartësi i listës në NJZ 1, Nikolla Dimitrov, bartësja e listës në NJZ 1, Milla Carovska dhe më pas edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!