Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski – Filipçe: Prioritet vaksinimi i nëpunësve policorë

Shkup, 26 mars – Kryesitë e ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë sot mbajtën takim pune, në të cilin u saktësuan terminet dhe procedura për fillimin e vaksinimit të nëpunësve policorë, posaçërisht të atyre të cilët janë drejtpërdrejtë të ekspozuar dhe marrin pjesë në luftën për përballje me përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Në takim, siç informojnë nga MPB, mes tjerash, është theksuar edhe nevoja për takim të përbashkët me liderët fetarë në vend, në prag të festive të ardhshme të Ramazanit dhe të Pashkëve.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se vaksinimi vazhdon sipas planit nacional për vaksinim të grupeve prioritare, ndërsa në këtë fazë fillon vaksinimi I grupit më të moshuar të qytetarëve.

Në pikëpamje të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në vend, në takim, thuhet në kumtesë, është konfirmuar edhe nevoja e vaksionimit prioritar të të gjithë nëpunësve policorë.

Ministri Spasovski potencoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e përgatitur me kapacitetet e veta logjistike, mjekësore dhe infrastrukturore të marrë pjesë në realizimin e këtij procesi.

Takimi punues është mbajtur në MPB, me ftesë të ministrit Oliver Spasovski.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...