Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Fillimi i negociatave është verifikim i suksesit të përpjekjeve tona

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Lajmi nga Brukseli për fillim të negociatave për anëtarësim në BE është verifikim i suksesit të përpjekjeve tona, fund i pritjes sonë prej 15 viteve pas marrjes së statusit të kandidates për anëtarësim në BE dhe mirë njohje për rezultatet e arritura.

Këtë e theksoi kryeministri Oliver Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Në një moment jashtëzakonisht të vështirë për shtetin tonë, për Evropën dhe tërë botën sot nga Brukseli na arriti lajmi i bukur dhe i shumëpritur. Republika e Maqedonisë së Veriut i fillon negociatat për anëtarësim në BE. Këshilli u harmonizua se shteti ynë duhet në afat sa më të shkurtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim”, theksoi kryeministri.

Sipas tij, ky është verifikim për suksesin e përpjekjeve, për qëndrueshmërinë, për kapacitetet dhe vullnetin politik të institucioneve, Kuvendit, Qeverisë dhe gjyqësisë, t’i zbatojnë reformat e vendosura si qëllim i ynë që nga viti 2017.

Shtoi se Qeveria plotësisht pas kërkesës së Këshillit të Evropës në qershor të vitit 2017 i ngriti të gjitha mekanizmat për t’i mbyllur proceset reformuese në katër sfera kryesore – gjyqësi dhe sundim i së drejtës, reformë për shërbimet zbuluese, reformë në administratë publike dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

“Arritëm rezultate të kënaqshme në këto sfera. Kjo u verifikua në raportet çdo vit, ndërsa deri më sot këtë e verifikonin unanimisht edhe anëtaret e BE-së. Mirënjohja e sotme për punën e shtetit tonë është rezultat i vendimeve të vështira politike që i solli Qeveria dhe shumica në pushtet në Kuvend për zgjidhje të kontesteve shumëvjeçare me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë. Pa Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë nuk do të ishte i mundur ky sukses i sotëm”, theksoi Spasovski.

Vlerësoi se ky sukses është fundi i pritjes sonë prej 15 viteve pasi që e morëm statusin e kandidates për anëtarësim në EB.

Sot, potencoi kryeministri, mund të jemi krenarë sepse pritja përfundoi, reformat e suksesshme e ngritën barrierën, rruga është e hapur, kahja e vetme në atë rrugë është vetëm përpara.

“Arritëm deri në pikën nga e cila shihet qartë se perspektiva jonë është në BE. Kjo është pikë nga e cila nuk ka kthim prapa. I pëlqeftë kjo dikujt apo jo. Kjo është fitore e jona. Po bëhemi shtet i cili negocion për anëtarësim në BE dhe i cili në periudhën në vijim do të duhet të kalojë nëpër transformimin e shtetit dhe shoqëri nëpër të cilën kaluan të gjitha shtetet anëtare”, tha Spasovski.

Kryeministri theksoi se kjo është më shumë se sukses i merituar. “Kjo është mirënjohje që duhej ta merrnim edhe më parë. Me këtë vendim përmirësohet gabimi strategjik në tetor të vitit 2019 kur nuk u arrit konsensus për vendimin i cili sot është harmonizuar. Të gëzohemi të gjithë për këtë sukses, të gëzohen të gjitha partitë politike, të gjitha bashkësitë etnike, të gëzohemi sot dhe në momentin e njejtë t’i kthehemi realitetit dhe të vazhdojmë edhe me një betejë, betejën me koronavirusin. Do të fitojmë edhe në atë betejë. Tani si asnjëherë më parë na duhet bashkimi dhe disiplina, ta mundim të padukshmin, ndërkaq aq të pranishëm që të kthehemi në betejën tonë politike, në një proces të gjatë dhe të rëndë negociues, për të cilin do të na duhen ndryshime dhe adaptime të shumta të standardeve evropiane, por edhe të cilësisë evropiane të jetesës”, porositi kryeministri Oliver Spasovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...