Maqedoni

Spasovski flet për gjobat e dhëna prej 50 eurove për Zaevin, Filipçen dhe Nikollovskin

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë dhe të mos bëjnë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe ndonjë bartësi të funksionit kur është puna për shkeljen e ligjit dhe mos respektimin e rregullave, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ,në pyetjen e gazetarëve se a është i mjaftueshme që Zaev me ministrat e tij u dënuan vetëm me 50 euro pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçikletave

“Është shumë e rëndësishme që kolegët kanë vepruar dhe kanë bërë procesverbal për veprën e kryer. Ai që ka bërë shkelje e rëndësishme që edhe të mbajë përgjegjësi për veprën. Në rastin konkret shkelje ka bërë kryeministri dhe ministrat. A është i mjaftueshme dënimi? Nëse nuk i dënojmë asnjë lloj gjobe sigurisht që pyetja juaj do të ishte përse nuk i keni dënuar, tani kur i kemi shkruar dënim tani pyetni a është e mjaftueshëm dënimi prej 50 eurove. Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë në vend dhe të mos ketë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe një bartësi të funksioni”, tha Spasovski.

Ministria e Punëve të Brendshme ka gjobitur kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Zv/kryeministrin për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski me nga 50 euro secili, pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçikletave.

Postime të ngjashme

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

XH,I

Gjykimi për padinë e Zaevit kundër Nikollovskit shtyhet për më 20 nëntor

Z H

BE sot nuk do të vendosë për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...