Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski: Gjendja në kufirin jugor është e qëndrueshme, nuk ka rreziqe me migrantët

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Gjendja e sigurisë në kufirin drejt Greqisë dhe vendkalimin kufitar Dojran është e qetë dhe e qëndrueshme. Gjendja është nën kontroll dhe nuk ka ndonjë sfidë më serioze me migrimin, as me rrezikimin e sigurisë së shtetit tonë, porositi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në objektin e rikonstruktuar në Departamentin e Policisë Dojran.

Lidhur me migrimin ilegal, Spasovski theksoi se sipas vlerësimeve nga kolegët e BE-së, shteti ynë nuk është një rrugë atraktive për kalimin e emigrantëve.

“Kjo do të thotë se shërbimet e policisë dhe pjesëtarët e armatës mirë e kryejnë punën në kuptim të zbulimit dhe refuzimit parandalues të hyrjes së emigrantëve. Qytetarët mund të jenë të sigurt, të qetë dhe të sigurt, sepse po ndërmerren të gjitha aktivitetet në një nivel shumë të lartë”, tha Spasovski.

Me ardhjen e motit më të ngrohtë dhe gjatë pranverës, theksoi Spasovski, çdo vit kemi rritje të fluksit të emigrantëve, por tani për tani kjo është një rritje shumë e vogël, sepse për shkak të masave-kovid është vështirësuar lëvizja e tyre.

“Për t’u theksuar është se në rajonin e Dojranit të Vjetor kemi përpjekje shumë të vogël për kalim ilegal të emigrantëve, sepse përpiqen ta shmangin këtë pjesë për shkak të terrenit të vështirë. Megjithatë, kemi aktivitet të mire mbulimi, të gjitha kapacitetet janë drejtuar drejt mbikëqyrjes kufitare të të gjithë rajonit. Bashkëpunimi me kolegët, jo vetëm me Greqinë dhe për të gjithë rajonin është në nivel të lartë dhe po ndërmerren të gjitha aktivitetet”, tha Spasovski.

Punojmë në mënyrë aktive, theksoi Spasovski, edhe në zbulimin e trafikimit të emigrantëve.
“Në periudhën nga shtatori deri në dhjetor janë shkatërruar dy grupe të mëdha kriminale, të cilat punojnë me trafikim të emigrantëve. Do të vazhdojmë me prioritet të lartë në punën edhe në vitin 2021”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se pas më shumë se 40 viteve është kryer sanim dhe rikonstruktim i plotë të objektit në Departamentit Policor Dojran, ku me mjete financiare nga buxheti I MPB-së plotësisht është ndryshuar konstruksioni i kulmit, është përpunuar edhe fasada termo, janë ndërruar edhe dritaret dhe dyert, janë rikonstruktuar tualetet dhe hapësirat e punës dhe është vendosur sistem i ri për ngrohje.

“Në mënyrë aktive do të vazhdojmë me përmirësimin e kushteve për punë të nëpunësve të policisë. Ky është objekti i 54 që plotësisht e rikonstruktojmë dhe momentalisht punojmë në katër objekte të tjera në Kumanovë, Resnjë, Mavrovë-Rostushë dhe një objekt në kazermën Ilinden të njësitit Tigrat”, deklaroi Spasovski.

Kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov tha se pas 40 viteve ky objekt merr një pamje të re – efikas në mënyrë energjetike që i përmbush të gjitha kushtet për punë të nëpunësve të policisë, dhe theksoi se me ministrin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

Në kuadër të vizitës së sotme të punës, Spasovski do t’i vizitojë edhe departamentet e policisë në Bogdanc dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

Panel diskutim për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...