Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

Shkup, 26 shkurt – Hetimi në këtë pjesë për rastin me Sasho Mijallkov duhet të dëshmojë për atë se ku është lëshimi, në cilën pjesë të sistemit dhe sistemi të konsolidohet që të mos na përsëriten raste të tilla në të ardhmen. Hetimi duhet të dëshmojë nëse dikush e ka ndihmuar dhe kush është ai dhe të shohë ku është problemi në të gjithë sistemin e funksionimit, që të sigurohemi se drejtësia do të vihet në vend.

Këtë sonte e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Triling” në TV 24, i cili theksoi se duhet menduar në mënyrë serioze se si do të vazhdohet më tej edhe me këtë rast edhe në rastet e tjera në të cilat dyshohet Mijallkov.

Ndaj deklaratës së prokurores Vilma Ruskovska se nuk beson se Mijallkov mund të arratiset për së dyti, Spasovski vlerëson se, siç tha, nëse njëherë dikush tenton të vjedhë, do të tentojë edhe së dyti, nëse një herë ka tentuar të arratiset, mund të arratiset edhe së dyti….

MPB do ta sigurojë Mijallkovin dhe çdo person tjetër të akuzuar në bazë të vendimit të gjykatës, nga momenti i shqiptimit të vendimit për arrest e deri në momentin e përfundimit të paraburgimit.

Pyetjes nëse shërbimet e huaja dhe një pjesë e ambasadave tona dhe me ndikim ishin të përfshirë dhe ndihmuan në gjetjen e Mijallkovit, ministri Spasovski potencoi se institucionet e sistemit në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë funksionuar në mënyrë të koordinuar dhe bashkërisht me qëllim që të sigurohet dhe të dalë para drejtësisë.

Sipas Spasovskit, në MPB nuk ekzistojnë byzylykë elektronikë ose pajisje, në kohën e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë siguruar byzylykë elektronikë në Agjencinë për shqiptimin e sanksioneve dhe ato kanë të bëjnë me vuajtjen e arrestit të shtëpisë.

“Ne nuk kemi byzylykë elektronikë ose sistem elektronik për ndjekje XHPS të cilitdo që ndodhet në paraburgim”, deklaroi ministri Spasovski, duke shtuar se MPB, Mijallkovin e siguron fizikisht me praninë 24 orëshe të policisë.

Pyetjes nëse është kategorik se nuk është arratisur në Beograd, Spasovski potencoi se absolutisht jo, Mijallkov ka qenë në shtetin tonë.

“Se kush është i involvuar në arratisjen, besoj se në fund të hetimit do të dëshmohet. Një gjë që na çoi kjo të ndodhë, cilat janë lëshimet në sistem dhe së dyti kush janë ata që ndihmuan dhe autorët. Këtu duhet pasur përgjegjësi”, tha Spasovski.

Në pyetjen se ku ka qenë Mijallkov këto dy ditë jo të plota, Spasovski u përgjigj se duhet të vlerësohen të gjitha rrethanat lidhur me cilindo të akuzuar në shtet pasi vetëm sipas Ligjit për procedurë penale, i cili mund të japë çfarëdo propozimi për sigurimin e cilitdo të akuzuar është Prokuroria Publike deri tek gjykata, ndërsa vlerësohen në bazë të më shumë parametrave, ndërsa një është e sigurt funksioni në të cilin ka qenë i akuzuari, kontaktet që i ka pasur, nëse posedon pronë, dokumente udhëtimi që janë nga shtete të tjera dhe të tjera dhe në bazë të kësaj të kërkohet të ketë masa të përforcuara të sigurisë.

“Në momentin kur u dha vendimi që t’i dorëzohet të akuzuarit Sasho Mijallkov për masën e arrestit të shtëpisë janë dhënë lokacionet ku mund të ndodhet ai. Pasi u kërkua në të gjitha lokacionet dhe nuk u gjet, ne e informuam gjykatën dhe ky është supozim i mjaftueshëm që të shpallet edhe fletëarrest kombëtar dhe ndërkombëtar”, sqaroi ministri Spasovski.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...