Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski: I arrestuari në aferën me pasaportat ka pasur kontakt të përditshëm me Mickoskin

Ministri I Puënve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha të mërkurën se lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickoski ka lidhje të afërta me njërin nga pjestarët e arrestuar të grupit që kauzohet në aferën për dhënien e pasaportave të vendit për pjestarë të grupeve kriminele jashtë vendit, transmeton Zhurnal.

Akuzat në adresë të liderit opozitar, Spasovski i bëri në studion televizive të Slobodna Tv ku u pyet se përse akuzon opozitën se ka penguar akcionin policor.

“Në adresimin ti publik të martën, i kërkova Prokurorisë  të hetojë të gjitha këto aktivitete. Nëse dilni ne publik si parti e opozitës me ndonjë akuzë, zbardhje të dokumenteve, provave, etj, dhe këtë nuk e bëni te organi kompetent që është prokuroria Publike, kjo hapë shumë dilema të cilat I kam dhe unë. Kjo është arsyeja pse sistemi duhet të funksionojë, prandaj thashë që duhet të jepet një përgjigje. Megjithatë, kur kemi  parasysh se një nga të arrestuarit është në kontakt të ngushtë, të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm me udhëheqësin e opozitës, atëherë lind një dilemë serioze se pse u bë kjo”, tha ministri i Brendshëm, Spasovski.

Nëntë nëpunës të MPB-së janë arrestuar si pjesë e aferës “Mafia”. Ata janë pjesë e rrjetit për të cilin ekzistojnë dyshime se kanë falsifikuar pasaporta dhe letërnjoftime që më pas ua kanë ndarë anëtarëve të nëntokës së vendeve Ballkanike.

Postime të ngjashme

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...