Maqedoni TOP LAJM

Spasovski: Janë konstatuar mbi 14.000 shkelje në komunikacion në këtë periudhë

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Kemi seancë të Shtabit të Krizës dhe ende nuk kemi rekomandime të reja që do të thoshin masa më radikale. Por asgjë nuk përjashtohet”, tha për “Utrinski Brifing” ministri i MPB-së Oliver Spasovski.

Duke folur për rritjen e kontrolleve të policisë në rrugët e qytetit, Spasovski tha se MPB vazhdon aktivitetet për të sanksionuar shkelësit e rregullave të komunikacionit.

“Kontrolle bëhen në të gjithë territorin e vendit. Po trajtohen komuna të caktuara në bazë të planit të përgatitur më herët, me qëllim që të pakësohet kaosi që është i pranishëm në komunikacion. Kontrollet do të vazhdojnë edhe mëtej”, tha Spasovski.

Ai tha se janë konstatuar mbi 14.000 shkelje në këtë periudhë.

“Vazhdojnë aktivitetet në fushën për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Mesatarisht kemi nga 1.000 të gjobitur në baza ditore për mbajtjen e maskës mbrojtëse, gjegjësisht për mbrojtje personale”, tha Spasovski.

Postime të ngjashme

Kanzurov: Gjuha maqedonase është e re, nuk ishte në shekullin e 19 e as në të mesmin

T E

KE e dënon brutalitetin policorë kundër romëve

XH,I

FAC: A është i nevojshëm një zgjerim i ri i BE?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...