Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski: Kallëzim penal për dhjetë persona për lëshim të paligjshëm të pasaportave shtetasve të huajë

Shkup, 6 prill – Nga ana e Departamentit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe të Rëndë  deri te PTHP Shkup do të parashtrohet kallëzim penal kundër dhjetë personave të punësuar në MPB të cilët e kanë keqpërdorë pozitën dhe autorizimin e tyre zyrtar, me atë që kanë lëshuar dokumente të udhëtimit të Maqedonisë së Veriut për persona shtetas të huaj, duke përdorë identitet të huaj të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët deri në momentin e lëshimit nuk kanë poseduar dokumente personale biometrike. Prej tyre nëntë janë arrestuar, dhe ata gjatë ditës së nesërme do të dërgohen në prokurorinë kompetente dhe gjykatën kompetente, ndërsa pas personit i cili sot nuk u gjet në shtëpinë e tij do të kërkohet, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai në konferencë për shtyp në Qeveri përkujtoi se hetimi për këtë rast është i hapur në fillim të vitit 2019 dhe me të kanë konfirmuar se personat zyrtarë veprën e kanë kryer në mënyrë në kundërshtim me dispozitat e Procedurës për lëshim të dokumenteve të udhëtimit, viza dhe evidencë nga Ligji për dokumente të udhëtimit të shtetasve të MRV-së, me çfarë kanë mundësuar gjithsej 215 persona, prej të cilëve 214 shtetas të huaj, dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të marrin dokument të udhëtimit me identitet të huaj. Plotësoi se si mbështetje e rrjetit kriminal ka qenë edhe personi i cili nuk posedon autorizime zyrtare, por është ndërmjetësues midis kërkuesve të dokumenteve të udhëtimit me identitet të rrejshëm dhe personat zyrtarë.

Mbështetje në drejtim të identifikimit të identitetit të vërtetë të personave ishte siguruar edhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar përmes Zyrës Rajonale për Siguri të SHBA-s, si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit Lion dhe Interpolit Shkup. Në këtë rast, është konfirmuar se në një pjesë bëhet fjalë për persona të cilët janë anëtarë të grupeve ndërkombëtare të krimit të organizuar, narko kartele, persona të involvuar në vepra të tjera kriminale serioze gjegjësisht se bëhet fjalë për persona me profil me rrezik të lartë dhe persona për të cilët është shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar me identitete të tjera.

Spasovski e përgënjeshtroi lajmin se gjoja ky aksion ka filluar në periudhën kur ministër ka qenë Naqe Çulevi, ndërsa se pastaj MPB nuk ka ndërmarrë ashjë, duke e klasifikuar si të pavërtetë të plotë, që lidhet drejtpërdrejtë me përpjekjen të sabotohet aksioni i policisë.

“Dua në këtë rast t’u dërgoj mesazh të gjithëve të cilët mendojnë se me obstruksione dhe sabotime do ta na parandalojnë në përballjen me kriminalët se kot mundohen. Nuk do të ndalemi as të mos lëkundemi. Këtë e theksoj për shkak të faktit  që gjatë realizmit të këtij aksioni u përballëm edhe me përpjekje për sabotim i cili nuk pati sukses”, deklaroi Spasovski.

Për përpjekjen për sabotim të aksionit, deklaroi se pret të prononcohet edhe prokuroria publike.

Në përgjigjen e pyetjes, ministri Spasovski tha se dokumente të këtilla janë lëshuar edhe para vitit 2017 dhe theksoi se Goran Grujovski nga DSK ka pasur dokument të rrejshëm në emër të Vlladimir Varelovit.

Porositi se qytetarët mund të ndjehen të sigurt dhe se nuk  u është rrezikuar siguria juridike në shtet, ndërsa konfirmim për këtë, siç tha është ky aksion i cili tregon se institucionet e bëjnë punën e tyre.

Ministri Spasovski në konferencën e sotme për shtyp u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë të gjitha masat, siç tha, periudhë jashtëzakonisht periudhë të vështirë me krizën e kovidit, me qëllim maksimalisht të kontribuohet në pjesën e parandalimit të përhapjes së virusit dhe u bëri apel të gjithë qytetarëve të jenë gati të imunizohen që së bashku ta parandalojmë të keqen.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...