Spasovski: Kohëve të fundit kemi arrestuar shumë persona të cilët kërkoheshin me fletarrest

Shkup, 9 korrik – Nga shtatori i vitit të kaluar kemi plan operativ me qasje strategjike për arrestim dhe gjetje të personave që kërkohen me urdhër arrest, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i ftuar në “Brifingun e mëngjesit”. Ai shtoi se në këtë drejtim është formuar ekip nga profesionistë të jashtëzakonshëm, i cili po jep rezultate.

 

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se tashmë qindra persona janë arrestuar nga ato që janë kërkuar me urdhër arrest, ndërsa në top prioritet janë personat që janë dënuar me dënim më të lartë me burg ose ata pas të cilëve kërkohet një kohë të gjatë.

Ministri konfirmoi se personat që gjenden në urdhër arreste vendore dhe ndërkombëtare janë prioritet strategjik për shtetin dhe nëse si shoqëri duam procedura penale efikase dhe luftë kundër krimit atëherë epilog përfundimtar është personi ta vuajë dënimin dhe t’i merret prona e fituar në mënyrë ilegale.

Spasovski theksoi edhe se është shënuar rritje edhe në lidhje me grupet e zbuluara kriminalistike për tregti me njerëz.

Ministri theksoi se kur bëhet fjalë për viktima të dhunës familjare, tregti me njerëz ose eksploatim në internet gjithë shoqëria duhet ta ngritë vetëdijen, por edhe të ngritet vetëdije brenda në institucione.

Ai theksoi se prioritet i rëndësishëm për policinë është të kthehen hetimet financiare aktive dhe zbuloi se për shkak të mosudhëheqjes së hetimeve financiare, nga viti 1991 deri në vitin 2017 janë realizuar vetëm tre konfiskime të pronës.

Ministri tha se udhëhiqet hetim financiar vazhdimisht në lëndët ku do të konfirmohet blerje e paligjshme e interesit pronësor juridik.

“Nëse bëjnë vepër penale, shikojmë edhe nëse kanë bërë blerje të paligjshme. Në atë punon njësia në Repartin e krimit të organizuar për të gjithë shtetin, por qëllimi ynë është në çdo sektor të punëve të brendshme të kemi njësi të tillë të veçantë”, përfundoi Spasovski

Related posts

Ekskluzive: BESA “karshillëk” LSDM-së, mendohet kandidimi i ministrit Hoxha për Qytetin e Shkupit

Z H

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

D V

Ky është kandidati për kryetar komune nga BDI në Haraçinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com