Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski-Kozhuvarovska: Në rritje siguria në komunikacion

Shkup, 24, shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion e Rrugëve, Gordana Kozhuvarovska, të cilës i shprehu kënaqësi prej bashkëpunimit të deritanishëm me KRSKRR.

Kozhuvarovska potencoi se siguria në komunikacion është prioritet i lartë i përbashkët.

“Statistikat tregojnë se në vitin 2020 është evidentuar ulje e numrit të aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet rrugore, ndërsa këto trende janë akoma më të dukshme në janar të vitit 2021. Në janar të vitit 2021 ka ulje të viktimave nga aksidentet rrugore për 56 për qind, në krahasim me janarin e vitit të kaluar. Në janar të këtij viti janë katër viktima, ndërsa në janar të vitit 2020 ka pasur nëntë viktima. Numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore në janar është zvogëluar për 19 për qind. Viti 2020 nga ana tjetër është viti me numrin më të vogël të viktimave në histori – 125 dhe nëse bëhet analizë evidente është se nga viti 2017 ky numër zvogëlohet vazhdimisht”, kumtuan nga MPB.

Bashkërisht është konstatuar se me angazhime të përbashkëta mund të arrihen rezultate akoma më të mira në fushën e komunikacionit dhe para së gjithash ulje shtesë e numrit të viktimave. Për këtë qëllim, qëndron në kumtesën e MPB-së, janë dakorduar një sërë fushatash parandaluese të cilat duhet të fillojnë nga muaji i ardhshëm. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...