Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Kryeministrin e zgjedh populli

Shkup, 5 korrik – Do t’i lëmë edhe VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në të vet-ripërtëriten në opozitë, Maqedonisë evropiane të Veriut i nevojitet opozitë e përgjegjshme. Ne vazhdojmë në rrugën e drejtë, krah për krah me demokracitë e zhvilluara evropiane pasi shumë arritëm për qytetarët dhe shtetin gjatë tre viteve të kaluara, ndërsa mundemi edhe më shumë dhe më mirë, ka deklaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski për botimin e sotëm të gazetës “Politika” të Beogradit.

Ai në intervistë ka vlerësuar se këto janë hapa shumë të rëndësishëm për shtetin ku do të konfirmohen përcaktimet për Maqedoni euroatlantike të Veriut me ekonomi të zhvilluar që i sjell vlerat dhe standardet evropiane.

“Dhe kjo do të ndodhë më 15 korrik”, ka thënë Spasovski duke shtuar se fokusi është në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të sigurta për shëndetin e qytetarëve, atmosferë korrekte dhe demokratike me çka do të kontribuojnë gjithë subjektet politike në shtet.

Për kërkesën e BDI-së për kryeministër shqiptar, Spasovski ka thënë se për këtë do të vendosin qytetarët në zgjedhje siç i ka hije secilit shtet demokratik dhe RMV-së e cila është shembull në rajon se si ndërtohet Një shoqëri për të gjithë qytetarët.

“BDI është 17 vite në pushtet dhe me faktin se e kthen retorikën nacionaliste tregon se nuk ka çka t’ju thotë qytetarëve dhe se është e pjekur për në opozitë. Se sa është populiste mënyra e tillë flet se dalin me koncept për të cilën nuk sqarojnë se si do të realizohet. Kandidat për kryeministër të LSDM-së dhe të koalicionit më të madh parazgjedhor ‘Mundemi’ është Zoran Zaev dhe ajo që është kyçe është se e kemi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike”, ka thënë Spasovski.

Sipas tij, KE me atë që konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim të vendit në BE dhe e dorëzoi për shqyrtim deri te shtetet anëtare të BE-së konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë, ndërsa perspektivat evropiane të shtetit janë realitet, siç është realitet edhe njohja e gjuhës maqedonase me atë që është vendosur si gjuhë ku duhet të përkthehet legjislacioni evropian, para së të bëhemi shtet anëtar i BE-së.

Lidhur me pasojat e pandemisë së koronavirusit, Spasovski ka vlerësuar se patjetër të kuptojnë se përballja me virusin, nënkupton së pari që të ruhet shëndeti publik dhe pastaj të ruhet edhe ekzistenca e qytetarëve.

Spasovski ndryshe marrëdhëniet me Serbinë i ka vlerësuar si tradicionale, të mira dhe miqësore që sipas tij në tre vitet e fundit shënojnë miqësi dhe bashkëpunim në zhvillim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!