Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski kthehet në vendin e punës pasi fitoi betejën me Covid 19

Shkup, 23 nëntor – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas tre javëve pasi njoftoi se është infektuar me korona virus, u kthye në vendin e tij të punës. Ai ishte i hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup, informon Zhurnal.

Ai sot në FB profilin e tij zyrtar njoftoi se është kthyer në vendin e tij të punës me përvojë të madhe prapa tij dhe do të vazhdojë të punojë për qytetarët.

“Sot jam në vendin e punës, me një përvojë të madhe prapa vetes vazhdoj të punoj për të mirën e qytetarëve.

Sfidën para së cilës jemi reshtuar si shoqëri është shansë të rishqyrtojmë prioritetet e jetës tonë, e në plan të parë të vendosim shëndetin tonë. Të nderuar qytetarë, ejani së bashku të kontribojmë për shëndetin publik, për fëmijët tanë, për familjet, për ne, për mjekët të cilët çdo ditë janë para sfidave të shpëtojnë jetë, luftë në të cilën u binda në Klinikën Infektive, në përkushtimin dhe palodhësinë me të cilën punojnë personeli shëndetësor dhe teknik – faleminderim i sinqertë për kontributin e tyre.

Por, kjo është betejë e përbashkët, kujdesuni, mbani mbrojtje të fytyrës, kujdesuni për kontaktet fizike sa të mundeni. Virusin së bashku do ta fitojmë”, tha ministri Spasovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...