Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski kujton 27 prillin: Sulmuesit në Parlament ishin të gatshëm edhe për likuidime

Shkup, 27 prill – Zhurnal.mk – Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në tre vjetorin e “27 prillit” në Kuvendin e Maqedonisë, përmes një statusi në fB ka shkruar se atëkohë ka patur qëllime për likuidime të individëve në shtëpinë ligjvënëse, ndërsa sot vendi jonë është anëtare e NATO-s dhe ka marë vendim për negociata me BE-në, informon Zhurnal.

Spasovski shprehet se ajo vepër në Kuvend padyshim se ishte jo vetëm krim i organizuar por edhe tradhëti i idealit dhe principeve të lirisë dhe demokracisë.

“Sot përkujtojmë ditën më të errët në histori të shtetit.

Më 27 prill 2017, me qëllim monstruoz dhe me dhunë ishte organizuar një aksion nga liderët e partisë së atëhershme qeveritare të cilët ishin të vendosur të ngelen në Qeveri me çdo çmim, pa ndjenja për pasojat e ambicjeve të tyre të erëta.

Sulmi dhe përpjekja për okupim të shtëpisë së demokracisë maqedonase ishin agresion kundër çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të themeleve të Parlamentit. Qëllimet e tyre nuk ishin vetëm krim i organizuar, por edhe tradhëti i idealit dhe principeve të lirisë dhe demokracisë.

Sot ende ndjehet se si duket pamendësia shkoi deri aty ku disa nga dhunuesit, për të realizuar planin dhe qëllimin e tyre monstruoz, ishin të gatshëm edhe për likuidimin e disa të anëtarëve të Kuvendit.

Për të mos ndodhur kjo tragjedi dhe më e keqja, ndihmoi mençuria dhe qetësia e shumicës së deputetëve, guximi i disa individëve dhe nxitja e fortë tek secili prej tyre që ky incident të përfundojë pa pasoja tragjike.

Përfaqësuesit e lirisë dhe demokracisë gjithsesi fituan, ndërsa një herë shteti i robëruar sot është anëtare e NATO-s dhe vendi i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Vullneti i shumicës së qytetarëve, qëndroi prapa idesë për një shoqëri bashkëkohore, e solli vendimin për më ndryshe, qytetare, Maqedoni demokratike, vend i mundësive për gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Spasovski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...