Spasovski: Me projekt të gatshëm të shpërblyer, Kumanova do të ketë shesh modern të bashkuar me zgjidhje nëntokësore dhe zonë për këmbësorë

Kuamnovë, 2 tetor – Kumanova të bëhet me shesh tërësisht të rikonstruuar me zgjidhje rrugore nëntokësore dhe zonë për këmbësorë, paralajmëroi sot nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Sipas projektit të gatshëm, të përfshirë në programin për zgjedhjet e ardhshme lokale është paraparë bashkim i dy shesheve, zonë e plotë për këmbësorë, gjelbërim, fontana.

Projekti është gati, tha Spasovski dhe paralajmëroi se të gjithë së bashku marrin përgjegjësi që të realizohet, është biseduar me kandidatin për kryetar të Komunës, Ilievski dhe janë locuar mjetet financiare, një pjesë e komunës, disa nga projektet përmes buxhetit qendror.

“Kjo do të jetë një nga projektet e para me të cilat fillojmë. Është shumë me rëndësi për Kumanovën të punohet me plan serioz, kjo do të thotë ta ndryshojmë pamjen e zonës qendrore, e njëherit të ndihmojmë në realizimin e projekteve për lagje të cilat deri sot nuk kanë infrastrukturë, ndërtim të ujësjellësit, rrjete kanalizimi, asfaltim të rrugëve pa u vënë prioriteti një njërën apo tjetrën pjesë të qytetit”, tha Spasovski.

Ai tha se ky është një nga projektet të cilët do të jenë krenari e Kumanovës dhe do të jetë vend i dëshiruar për jetë të qytetarëve.

Related posts

Teuta Arifi prezantoi një plan pune për projektet në 100 ditët e para të menaxhimit të komunës

D V

Arifi paralajmëroi gazifikim, sisteme fotovoltaike dhe kontejnerë nëntokësorë për mjedis më të mirë jetësor në Tetovë

D V

GANIU: Çairi komuna e parë me me qendër për pensionistë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More