Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Ndërmarjet t’i respektojnë masat për mbrojtje të të punësuarve

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot kontrolluan aktivitetet ndërtimore për ripërtëritje të rrugës Kumanovë-Stracin në atarin e fshatit Vojnik. Aksi është i gjatë 16,6 kilometra, ndërsa krahas asfaltimit është paraparë edhe sanimi i urave dhe lëshimeve, do të ketë shtatë vend-parkime, tetë stacione të autobusëve, rrethojë mbrojtëse, do të shënohen dhe ndriçohen disa vende. Projekti kushton 7,2 milionë euro.

Kryeministri Spasovski paralajmëroi se po zhvillohet procedurë për fillim të edhe një pjese të këtij aksi nga autostrada drejt Tabanocit që do të lidhet me aksin tek fshati Vojnik.

Sipas Spasovskit, në mënyrë intensive po ndërtohet në rajonin lindor dhe juglindor që do të kontribuojë për zhvillim të vendit nga disa aspekte.

Spasovski potencoi se aktivitetet ndërtimore do të mundësojnë ndërlidhje të bashkësive lokale me qendrat ekonomike.

Në këtë mënyrë, njejtë do të zhvillohen të gjitha vendbanimet, rurale dhe urbane, gjë që do ta zhvillojë ekonominë.

Ai i potencoi rikonstruimet e rrugëve në rajon, në gjatë të përgjithshme prej 112 kilometrave, nga të cilat, siç tha, pjesa më e madhe nuk ishin rikonstruuar tashmë mbi katër dekada, mes tyre Kumanovë-Opajë, Kumanovë-Nikushtak, Kumanovë-Sveti Nikole. Pas shumë viteve nga ndërtimi i saj u rikonstruua rruga Nagoriçani i Ri – Pelince, Kumanovë – Stracin dhe Ropalcë – Mateç – Likovë.

Ministri Sugareski, tha se Qeveria, NP për Rrugë shtetërore, Ministria, janë të përkushtuara për realizimin e projekteve.

Ministri tha se janë marrë mjete nga IPA për 15 kilometrat e mbetur, me çka pritet e tërë rruga të jetë rreth 14 milionë euro. Për këtë rajon, shtoi Sugareski, me rëndësi është që në fazë përfunduese është rruga nga Rankovci deri në Kriva Pallankë dhe nga Kriva Pallanka po punohet në rrugën e shpejtë deri në Deve Bair.

“Kemi ndërlidhje të plotë të Korridorit 8 dhe konsideroj se në periudhën në vijim prej disa muajve, një vit do të ketë ndërlidhje të plotë me anën bullgare”, shtoi ministri.

Me rëndësi është që në këtë periudhë janë bërë në Kumanovë, shton Sugareski, Ministria po punon edhe në projekte të infrastrukturës komunale, në disa vendbanime, potencoi ministri, dhe paralajmëroi se dp të vazhdohet me atë dinamikë. duke shtuar se realizimi do të vazhdojë.

Dinamika për projektet kapitale, siç shtoi ministri, është e fuqishme edhe përkundër krizës shëndetësore, për disa ditë do të ketë përllogaritje, por pritet realizimi i Ministrisë të jetë 25 për qind.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...