Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski në takim me Nikolla Bertolinin nga Sektori për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nikolla Bertolini, udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim, Frek Janmat, udhëheqës i Sektorit dhe Danica Stoshevska, menaxher i programit.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm  mes Ministrisë dhe Delegacionit të BE-së në pjesën e përballjes së projekteve të financuara përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA).

Bertolini, siç theksohet, ka shprehur kënaqësi nga arritjet në kuadër të projekteve tani më të zbatuara të cilat implementohen në Ministri dhe shfaqi shpresë se përkushtimi do të vazhdojë me intensitet të njëjtë.

Spasovski në emër të MPB-së iu falënderua Delegacionit të BE-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi se e njëjta është nga rëndësia e jashtëzakonshme për Ministrinë dhe se do të sigurohen të gjitha resurset me qëllim të shfrytëzimit maksimal dhe racional të mbështetjes financiare e cila dedikohet për arritjen e standardeve evropiane në punën policore.

Gjatë takimit gjithashtu u bisedua edhe për projektet e ardhshme të cilat janë pjesë e IPA programit kombëtar për vitin 2020, si dhe për procesin e programimit për IPA III programit, pas çka së bashku u soll konkludim se do të vazhdohet me aktivitete intensive në periudhën në vijim me qëllim të finalizimit të Përgjigjeve strategjike si bazë për programimin e ardhshëm dhe sigurimin e të gjitha parakushteve të nevojshme nga ana e MPB-së dhe përkushtim të plotë në gatishmërinë e tyre,

Spasovski dhe Bertolini, shprehën siguri dhe gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer edhe në të ardhmen.

Në takim përveç ministrit Spasovski morën pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovski, ndihmës ministri i BE-së dhe bashkëpunim ndërkombëtar Muhamed Rexhepi, shefi i Sektorit për IPA dhe programe të bashkësisë – IPA koordinatore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Maja Cvetkovska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...