Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me shefat e sektorëve për punë të brendshme dhe qendrat rajonale për punë kufitare, në të cilin ishin analizuar rezultatet e arritura të punës së policisë gjatë vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021.
“Sipas analizave, efikasiteti i policisë është rritur në periudhën prej shtatorit të vitit 2020, gjegjësisht në periudhën prej shtatorit deri në dhjetor të vitit 2020, Byroja për Siguri Publike ka punuar me përkushtim në sferën e hetimeve kriminalistike. Në këtë drejtim është bërë intensifikim dhe koordinim i aktivitetit operativ, është rritur efikasiteti i hulumtimeve kriminalistike, ndërsa gjithashtu janë përforcuar edhe aksionet kontrolluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja theksoi se kah mesi i shtatorit është vendosur edhe aksion operativ për ndërmarrjen e aktiviteteve planore, intensive për çrrënjosjen e tregtisë së palejuar me drogë në gjithë rajonin e shtetit, që rezultoi me rezultate të rëndësishme në funksionin zbulues të policisë.
Në takim ishte konstatuar se situata me emigrimin ilegal ka kontribut në atë që të vendoset mënyrë e re e organizimit të shërbimeve të sigurisë dhe mënyrë më e ndryshme për veprim gjatë marrjes së masave të nevojshme dhe intensifikim të aktiviteteve për parandalimin e emigrimit ilegal.
Janë konstatuar rezultate të rëndësishme në lidhje me veprat penale në sferën e terrorizmit ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, gjegjësisht janë parashtruar gjithsej shtatë vepra penale kundër 22 autoreve të krimeve për vepra të kryera penale edhe atë: katër vepra “organizim terrorist”, tre vepra “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore”, dy vepra “terrorizëm” dhe një vepër “ndihmë”.
MPB-ja informoi se si rezultat i masave dhe aktiviteteve intensive është shkatërruar një grup terrorist prej 11 anëtarëve, me çka janë gjetur disa sende, flamuj me shenja të ISIS-it, armë dhe municion, mjete shpërthyese dhe materiale për përgatitjen e pajisjeve të improvizuara shpërthyese.
Sa i përket përmirësimit të sigurisë në komunikacion, MPB theksoi se në vazhdimësi janë ndërmarrë masa të përforcuara, me qëllim sanksionimin e sjelljes së padisiplinuar të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa si rezultat i kësaj është ulur numri i aksidenteve me pasoja të rënda dhe viktima për vitin 2020, gjegjësisht janë vërejtur vetëm 125 viktima në aksidente me pasoja të rënda.