Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski nuk jep dorëheqje pas arratisjes së Mijallkovit, ja pse

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk do të japë dorëheqje pasi nuk ndjen përgjegjësi në arratisjen e të akuzuarit kryesor në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.

Ai thotë se që të ndjej përgjegjësi, duhet të ketë bërë lëshime. Shpreh bindjen se MPB ka vepruar ndaj të gjitha udhëzimeve.“Që të ndjeni përgjegjësi për diçka, ju duhet të bëni një lëshim me qëllim apo të mos veproni ndaj këtyre udhëzimeve që u dhanë. Sipas kronologjisë së ngjarjeve, e shihni se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar menjëherë nga momenti i marrjes së informacioneve tona”, tha Spasovski.

Moskapjen e Mijallkovit sheh si lëshim në mosfunksionimin e sistemit.

Dorëheqjen e Spasovksit e ka kërkuar opozitarja VMRO-DPMNE, ndërkaq koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar interpelancë.

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...