Spasovski: Pas dështimit në ekonomi dhe eurointegrime, pushteti po hapë temën e ndryshimit të stemës

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Qëndrime të ndryshme për çështjen e ndryshimit të stemës shtetërore. Opozita maqedonase shprehet kundër një iniciative të këtillë pasi sipas tyre, kjo temë është hapur në mungesë zgjidhjes së problemeve ekonomike, reformave dhe eurointegrimeve. Deputeti Oliver Spasovski theksoi se ata janë kundër ndryshimit të stemës pasi që Maqedonia është krijuar në themelin e luftës nacional-çlirimtare dhe antifashizmit, ndërsa stema aktuale për momentin i pasqyron të gjitha atributet e shtetit dhe qytetarëve.

“Ne vlerësojmë se në këtë moment nuk duhet të kemi hapje të Kushtetutës dhe ndryshim të simboleve të shtetit, as të stemës e as të himnit. Pasi që, kemi shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me standardin e qytetarëve, ekonomisë e kështu me radhë që duhet t’i zgjidhim në këtë moment dhe jo të hapim këso çështje. Domethënë edhe luani është i papranueshëm për ju, fare të mos preket ajo temë? Nuk dua fare të diskutojmë për diçka që nuk ka propozime”, deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More