Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Spasovski: Përgjegjësi penale për të gjitha grupimet, numri telefonik pa pagesë do të ndihmojë në parandalimin e argëtimeve

Shkup, 29 dhjetor – Nëse gjatë natës së Vitit të Ri jepen vila apo banesa ku do të ketë 15, 20 apo 30 njerëz si grup, atëherë edhe pronari i atij objekti që e ka dhënë edhe ata të cilët janë të pranishëm në argëtim do të përgjigjen, përkatësisht do të bartin përgjegjësi penale, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai gjatë pjesëmarrjes në televizionin Sitel, tha se me grupime, drejtpërdrejtë shkelen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Lidhur me numrin telefonik pa pagesë që ishte publikuar dje në të cilin qytetarët mund të lajmërohen dhe t’i paraqesin argëtimet dhe grupimet, Spasovski tha se thelbi i këtij projekti është të jenë partnerë me qytetarët.

“Thelbi i projektit është të jemi partnerë së bashku me qytetarët. Dhe kjo është çdo kun në botën e zhvilluar demokratike. Ky nuk është kthim në ndonjë kohë tjetër, ajo koha tjetër ishte koha në të cilën pushteti bënte ndjekje dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Por, të luftoni për respektim të ligjit dhe respektim të vendimeve, të luftoni për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, kjo nuk është sjellje e pahijshme, por përkundrazi, një sjellje e qytetarëve me përgjegjësi partneriteti”, tha Spasovski.

Ai beson se ky projekt me numrin telefonik do të ndihmojë, sepse siç tha, edhe deri më tani dhe këtyre ditëve ka pasur lajmërime të shumta të cilat rezultuan me parandalim të argëtimeve të tilla.

“Në përgjithësi, normalisht duhet të kalojë nata e Vitit të Ri, të festojmë të gjithë me përgjegjësi sepse ajo që absolutisht mendoj se do të jetë e gabuar dhe askush prej nesh nuk do të jetë i qetë nëse në natën e Vitit të Ri organizojmë çfarëdo lloj argëtimi apo festimi apo pritje të Vitit të Ri në ndonjë rreth të madh të miqve, të bashkëpunëtorëve etj.”, shtoi ministri.

Sipas Spasovskit, qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë seriozisht në atë periudhë, përveç se të festojnë me përgjegjësi, të festojnë në rrethin e familjes dhe në atë mënyrë të kontribuojnë bashkarisht drejt përballjes me krizën e Kovid-19.

Sqaroi se do të ketë kontrolle në mbarë territorin e shtetit në të gjitha qytetet dhe në të gjitha qendrat turistike.

“Ne jemi të obliguar të punojmë t’i realizojmë autorizimet tona dhe të kryejmë mbikëqyrje dhe kontroll në zbatimin e masave, me përkushtim dhe maksimalisht do të punojmë të kryejmë kontroll atje ku nevojitet dhe të ndihmojmë të gjithë si shoqëri ta parandalojmë përhapjen e virusit”, tha Spasovski.

Ministri tha se Vitin e Ri do ta kalojë në rrethin e familjes së vet.

“Unë natën e Vitit të Ri do ta kaloj në rrethin e familjes sime, në të vërtetë çdo Vit të Ri jam në shtëpi me familjen sepse kam tejet shumë aktivitete gjatë vitit, ndërsa nata e Vitit të Ri më bukur është të kalohet në rrethin e familjes”, shtoi Spasovski.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...