Maqedoni

Spasovski: Policia do të intervenojë pas çdo raportimi për shkelje të masave kundër Kovid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor – Patëm mbledhje të shtabit kryesor të krizës dhe akoma nuk kemi rekomandime të reja të cilat nënkuptojnë masa më radikale. Por asgjë nuk përjashtohet, deklaroi në “Brifingun e mëngjesit” në “Sllobodna TV”, ministri i Punëve të Brendshme, OIiver Spasovski.

“Në asnjë moment nuk do të bëjmë të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por kontrolle do të duhet të ketë. Nëse me paraqitje, apo pas raportimeve, policia do të mund edhe të intervenojë tek pronari dhe të kontrollojë nëse ka shkelje apo jo”, tha Spasovski.

Duke folur rreth ekipeve të shpeshtuara policore kontrolluese nëpër rrugët e qytetit, Spasovski theksoi se MPB vazhdon me aktivitete në pjesën e kundërvajtjeve të komunikacionit.

“Kontrolle po bëhen në territorin e tërë shtetit. Po shënjestrohen disa komuna të caktuara në bazë të planit të përpunuar paraprakisht, ndërsa me qëllim që të ulet kaosi që është i pranishëm në komunikacion, Kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej. Mbi 14.000 kundërvajtje janë konstatuar në këtë periudhë. Aktivitetet vazhdojnë edhe në pjesën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse. Mesatarisht kemi 1.000 të dënuar brenda dite për shkak të mbajtjes së maskave, përkatësisht pajisjes personale mbrojtëse”, tha Spasovski.

Rreth komenteve se në këtë mënyrë mbushet buxheti, Spasovski është decid se buxheti është në gjendje të mirë dhe përmes dënimeve zgjidhet një problem serioze siç janë fatkeqësitë rrugore.

“Efektet janë të dukshme. Në mënyrë statistikore kemi 7,5 për qind më pak kundërvajtje. Të gjithë ne duhet të kuptojmë se së bashku mund ta parandalojmë përhapjen e KOVID-19. Kjo nuk është punë vetëm e institucioneve. Puna e parë dhe themelore është se secili qytetar duhet të vihet në funksion të shëndetit publik . Normalisht se duhet të sillen edhe disa vendime të cilat duhet t’i zbatojmë dhe të kemi kontroll serioz. Në asnjë moment nuk do të bëjmë të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por kontrolle do të duhet të ketë. Nëse me paraqitje, apo raportime, policia do të mund të shkojë dhe intervenojë tek pronari dhe të kontrollojë nëse ka shkelje apo jo”, theksoi Spasovski.

Postime të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

Kasami uron ditën e pavarësisë: Respektimi i realitetit shoqëror ndërton të ardhmen evropiane

Z H

Masat anti-covid përplasin pushtetin dhe opozitën

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...