Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski pret delegacionin slloven të Administratës për mbrojtje civile dhe ndihmë gjatë katastrofave

Shkup, 20 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot e priti delegacionin nga Republika e Sllovenisë, të Administratës për mbrojtje civile dhe ndihmë gjatë katastrofave, të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i administratës Darko But.

Delegacioni i Administratës për mbrojtje civile dhe ndihmë gjatë katastrofave të Republikës së Sllovenisë është për vizitë disa ditore në vendin tonë dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim me çka fillon realizimi i aktiviteteve nga Marrëveshja mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferovski dhe kolegu i tij nga Sllovenia, Darko But, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, e kanë njoftuar kryeministrin Spasovski me aktivitetet e planifikuara. Si parimore janë këmbimi i përvojave në pjesën e parandalimit dhe planifikimit të aktiviteteve për përballje me katastrofa, plan për trajnime, trajnim dhe edukim dhe shpëtim në rrethana të ndryshme, si dhe marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në projekte ndërkombëtare, nga të cilët veçanërisht e rëndësishme është pjesëmarrja e përbashkët për qasje deri tek fondet e BE-së për përballje me zjarret.

Kryeministri Spasovski në takim e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes drejtorisë tonë dhe administratës për mbrojtje të Sllovenisë, veçanërisht nga aspekti i përvojës së vendit tonë mik dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë mbështetjen e plotë për të gjitha aktivitetet e përbashkëta.

Ai potencoi se bashkëpunimi i suksesshëm rajonal dhe marrëdhëniet e mira të zhvilluara fqinjësore janë kyçe edhe në aktivitetet e përbashkëta për parandalim, mbrojtje dhe shpëtim të njerëzve, të mirave materiale dhe mjedisin jetësor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...