Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski realizoi takim me Xhemailin, palët optimiste se do të gjejnë zgjidhje për ujësjellësin në Siniçan

Shkup, 5 gusht – Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot ka realizuar një takim me kryetarin e Bogovinës, Albon Xhemaili, për të diskutuar për problemin e ndërtimit të ujësjellësit në vendbanimin Siniçan të kësaj komune. Të dyja palët, pas takimit, kanë shprehur optimizmin e tyre se do të gjejnë zgjidhje efikase. Nëpërmjet një komunikate nga Qeveria informuan se, është arritja e mirëkuptimit mes përfaqësuesve të fshatrave Siniçan dhe Urviç, hap mundësi për zgjidhje që do të jetë në interes të të gjitha palëve.

“Të drejtë për qasje për ujë ka çdo banor dhe me atë bëhet politikë. Qeveria është e përcaktuar që të gjejë zgjidhje edhe për problemin aktual me qasjen për ujë të banorëve të fshatit Siniçan dhe për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për furnizim me ujë në Komunën Bogovinë. Do të shqyrtojmë mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe në dialog të hapur me banorët e prekur, siç ishte takimi i sotëm”, tha kryeministri Spasovki.

Edhe Xhemaili është shprehur optimist sa i përket gjetjes së zgjidhjes së këtij problemi.

“Unë prap insistoj se banorët e mi kanë ngelur pa ujë për pije dhe kërkoj sa më shpejtë të zgjidhet kjo situatë. Duhet një zgjidhje e menjëhershme e problemit. Shpresojmë se brenda këtyre ditëve do të kemi përgjigje pozitive”, deklaroi Xhemaili.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...