Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Sa më shpejtë që vihet nën kontroll virusi, aq më mirë do të jetë edhe për ekonominë

Shkup, 31 mars– Prioritet i lartë i Qeverisë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë një pjesë të madhe të resurseve i drejtojmë drejtë mbrojtjes së njerëzve dhe uljes së rrezikut nga përhapja e virusit dhe në këtë mënyrë të jemi më efikas në pjesën e ekonomisë, sepse sa më shpejtë vihet në kontroll, aq më mirë do të jetë edhe për pjesën e ekonomisë, deklaroi sonte kryeministri Oliver Spasovski.

Pakoja e dytë e masave, theksoi ai, janë për ndihmë në sektorin real të ekonomisë, sepse është me rëndësi që pas përfundimit të krizës ekonomia të vazhdojë të funksionojë, por nuk e përjashton mundësinë se duhet të ketë masa shtesë.

Në atë pjesë janë drejtuar edhe këto masa. Të ndihmojmë punëtorët, të ndihmojmë punëdhënësit dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojmë edhe vetvetes, si qytetarë në përgjithësi”, theksoi Spasovski, në emisionin “Top tema” në televizionin Telma.

Theksoi se reagime dhe kritika ka pasur dhe do të ketë, por pakoja e masave të cilat sot ishin prezantuar ofron parashikim dhe ndihmë direkte për kompanitë që t’i mbajnë punëtorët dhe të mbahen në dy muajt e ardhshëm.

“Supozohet se nuk do të mjaftojnë këto pako të masave dhe do të ketë nevojë për masa të reja. Ne si Qeveri jemi tërësisht të qartë se do ta bëjmë në periudhën e ardhshme. Publikuam pakon e parë të masave dhe atëherë kishte reagime, dhe prandaj i shfrytëzojnë ata të cilët më së shumti kanë nevojë. Tani kemi pakon e dytë të masave, që vlerësojmë se do të jetë ndihmë në masë të madhe. Nuk përjashtojmë se duhet të ketë masa shtesë të cilat edhe më shumë do të ndihmojnë në pjesën e ekonomisë, por gjatë kësaj të mos e lëmë anash shëndetësinë”, deklaroi Spasovski.

Nëse ka nevojë për masa plotësuese, theksoi ai, sipas analizave dhe vlerësimeve në institucione qeveria do të ndërmarrë masa.

“Këto masa vlejnë për dy muajt e ardhshëm, nën supozimin se do të ketë ulje të krizës shëndetësore dhe në bazë të kësaj dalëngadalë të fillojë të punojë edhe ekonomia. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë duhet të kemi edhe pako të re të masave. Qeveria është këtu që të ndërmarrë gjithçka që duhet, që me kohë të gjithë bashkë të ndihmohemi”, deklaroi Spasovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...