Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Strategji e përbashkët dhe masa konkrete për veprim në ballafaqimin me sfidat e reja të sigurisë

Vlerat e përbashkëta euro-atlantike paraqesin një segment kryesor dhe nxitës thelbësor të afrimit të vendeve të Ballkanit me njëri- tjetrin dhe tejkalimit të të gjitha pengesave, disa prej të cilave janë shoqëruar me konflikte dhe mosmarrëveshje në të kaluarën.

“Fuçi baruti” ballkanike, siç e kanë quajtur shumica, duhet të mbesë në histori, ndërsa të gjitha vendet në rajon duhet të jenë të përkushtuara për t’u përqendruar në vlera dhe qëllime të përbashkëta që synojnë parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe sundimin e ligjit pa përjashtim, me respektimin e ligjit ndërkombëtar, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, për të cilat kohët e fundit Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull i vërtetë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta garantojmë prosperitetin, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e shteteve.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në konferencën e 11-të ndërkombëtare shkencore “Vlerat euroatlantike të Ballkanit” që në organizim të Fakultetit të Sigurisë në Shkup dhe Fondacionit gjerman “Hans Zajdel” që prej sot mbahet në Ohër.

Sipas Spasovskit, paralelisht me proceset e treguara, vendet në rajon po përballen me sfida të tilla si krimi i organizuar, migrimi i paligjshëm, krimi kibernetik dhe sulmet kibernetike, lajmet e rreme dhe natyrisht, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, pandemia “Kovid-19”.

“Për ballafaqimin me këto sfida bashkëkohore është e nevojshme një qasje moderne, rajonale, strategji e përbashkët dhe masa konkrete për veprim”, tha ai.

Si pjesë e aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve të shtetit në ballafaqimin me sfidat, ai vuri në dukje reformat e zbatuara, siç janë realizimi i rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistemike të sundimit të ligjit në lidhje me përgjimin e komunikimeve, miratimin e modelit të propozuar për reformën e sigurisë – sistemi i inteligjencës me të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit ishte e ndarë nga MPB-ja, miratimi i Ligjit të ri për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

“Në këtë mënyrë i tejkaluam edhe kundërshtitë e konstatuara që ishin përcaktuar në raportet e mëparshme të Komisionit Evropian për vendin tonë. Në të njëjtën kohë, ne kemi punuar në hartimin e një zgjidhje tjetër ligjore për koordinimin e komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës, në mënyrë që të rregullohet vendosja dhe kompetenca ndërmjet shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës.

Sipas ministrit Spasovski, sistemi i sigurisë është baza e funksionimit të shtetit ligjor , ndërsa të gjitha këto reforma të zbatuara e garantojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e demokracisë dhe stabilitetin e sistemit.

“Ky sistem funksionon sot, me atë funksionon edhe shteti ligjor, ndërsa bashkë me të edhe demokracia. Ne e kemi arritur qëllimin e parë strategjik – integrimin në NATO. Ne vazhdojmë me intensitet të pakësuar, punë të përkushtuar dhe të përgjegjshme dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve drejt realizimit të qëllimit të dytë strategjik të vendit – anëtarësimin në BE, përkatësisht evropianizimin e atdheut tonë. Kjo është një periudhë kur kontributi i të gjithëve është i rëndësishëm, i pritshëm, i domosdoshëm dhe thelbësor”, tha Spasovski.

Në konferencën shkencore në Ohër e cila po mbahet këtë herë në kushtet e epidemisë së koronavirusit, ekspertë nga vendet në rajon dhe më gjerë do t’i diskutojnë sfidat e reja të sigurisë dhe kërcënimet asimetrike, sigurinë midis strategjive dhe vijave të kuqe në Ballkan, pastaj për kërcënimet dhe çështjet e hapura në Ballkan si sfida të reja të sigurisë, format moderne të krimit si një kërcënim global, forcimin e kapacitetit të shteteve të vogla dhe aftësinë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...