Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk– Punonjësit e doganave janë lidhja e vendit tonë me botën, pasqyrë e mjedisit të biznesit të një vendi, perceptimi fillestar i botës për ne dhe një lidhje thelbësore për avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare përmes përpjekjeve të vazhdueshme për ta lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, tha në mesazhin urues në emër të tij dhe të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me rastin e Ditës së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rëndësia e Drejtorisë doganore, si një pjesë thelbësore e sistemit institucional të vendit tonë, thotë Spasovski, pasqyrohet në faktin se në 29 vitet e fundit të ekzistencës së Doganave, punonjësit e saj, potenciali i saj teknik, organizativ u vendosën si një lidhje e besueshme dhe thelbësore në fushën e të gjitha atyre kompetencave ligjore të punës doganore.

“Në këtë mënyrë, përmes rregullimit dhe modernizimit të vazhdueshëm normativ dhe strukturor, me të drejtë mund të konkludohet se ky institucion sot është një mbrojtës dhe partner i fortë në funksionimin ekonomik të vendit, si në sferat fiskale ashtu edhe në sferat e tjera ekonomike”, thotë Spasovski.

Në të njëjtën kohë, thekson, veçanërisht nga aspekti i punës së MPB-së gjatë gjithë këtyre viteve, Dogana është dëshmuar si një partner dhe faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në uljen e rreziqeve të kërcënimeve dhe kontrollin dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme në drogë, armë, akcizë dhe mallra të tjerë, përkatësisht në përgjithësi me gjithçka që shënohet në legjislacionin ekzistues si e paligjshme dhe është në interes të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë.

Duke i uruar për gati tre dekada të ekzistencës së tyre, Ministri Spasovski u uroi doganierëve sukses në të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e tyre aktuale dhe të ardhshme profesionale.

“Të vazhdojmë të përkushtuar bashkërisht të kontribuojmë për një sistem të qëndrueshëm dhe të sigurt, për rritje ekonomike dhe zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve tanë, tha me këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...