Agjencia Zhurnal.mk

Spasovski: Vendimet e Mizrahit janë anuluar sepse janë të kundërligjshme

Shkup, 22 janar, zhurnal.mk – Vendimet e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi janë anuluar sepse janë të kundërligjshme, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski.

Vendimet e Mizrahit, siç vlerësoi Spasovski, nuk i referohen asnjë neni nga Ligji, gjegjësisht nuk është përmbushur asnjë kusht për sjelljen e vendimeve të tilla.

“Kur sillen vendime të kundërligjshme, Qeveria ka të drejtë të reagojë dhe t’i anulojë vendimet e tilla, pa dallim për cilin ministër apo vendim bëhet fjalë”, theksoi kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në sallën e re operuese në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare në Qendrën klinike “Nënë Tereza”.

Qeveria në seancën e djeshme në Shtip solli vendim për anulimin e vendimeve të Mizrahit për shkarkimin e ushtruesve të detyrës dhe emërimin e ushtruesve të detyrës drejtorë në institucionet – qendrat ndërinstitucionale për punë sociale në Shtip, Manastir, Probishtip, Vallandovë, Prilep dhe Radovish me arsyetim se janë në kundërshtim me ligjin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...