Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Spasovski: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 22 maj – Zhurnal.mk – Në atë moment kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më vjen keq që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi parlament funksional, theksoi sot kryeministri Oliver Spasovski para Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, i pyetur për datën e zgjedhje dhe se a do të ketë takim të liderëve.

“Se a do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e determinuar me Dekretin me fuqi ligji i cili vlen deri sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Nëse do të kishim parlament funksional atëherë zgjedhjet mundeshin të mbaheshin atëherë kur do të merreshin vesh partitë politike dhe liderët. Pres që në korniza të mundësive ligjore do të kemi dialog dhe përmes dialogut do të arrijmë deri te data përfundimtare e mbajtjes së zgjedhjeve, sepse kjo është mirë për shtetin”, theksoi Spasovski.

Kryeministri tha se gjendja me Kovid-19 është nën kontroll, ndërsa kjo, ka të bëjë me konfirmimin e vatrave dhe njerëzit të cilët janë në vetizolim. Spasovski u bëri thirrje edhe politikanëve se kur flasin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, të kenë parasysh gjithçka që do të ndërmarrin në kuptim politik, ajo të jetë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, më së miri është që zgjedhjet të mbahen tani se sa në vjeshtë sepse për momentin ka kontroll më të madhe ndaj virusit korona.

“Tani situata për zgjedhje është e favorshme sepse më shumë është nën kontroll se sa në vjeshtë, tani janë të pranishme efektet nga restrikcionet nga lëvizja, karantinës dhe nuk punojnë shkollat, kopshtet, ndërsa të mbyllur janë edhe kufijtë. Të gjithë këta tre faktorë të plotësuar ma atë që në vjeshtë do të mund të kishte epidemi të gripit sezonal, mundet dukshëm ta kompilojë situatën dhe kështu janë parashikimet edhe të OBSH-së dhe vendeve të tjera”, theksoi Filipçe dhe theksoi se nëse respektohen masat, zgjedhjet mund të mbahen sigurt.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se BDI-ja ishte e vetmja e cila nuk e kishte vlerësuar takimin e liderëve te presidenti si mossukses dhe se për ata ai ishte fillim i debatit për konsensus për zgjedhjet. Këtë e kishin treguar me atë që nuk kishin shkuar me datë për zgjedhjet, sepse sipas tyre, nevojiten që të përmbushen dy faktorë, e ai është që asnjë proces të mos e rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe e dyta që të arrihet konsensus për zgjedhjet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...