Spasovskit takohet me Drejtorin rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional

Shkup, 22 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti një takim pune me Valter Kamp, Drejtor rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional, në të cilin u diskutuan aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Siç kumtuan nga MPB-ja, në takim u diskutua për përforcimin e bashkëpunimit të MPB-së me organizatat e shoqërisë civile, në drejtim të arritjes së unitetit në përpjekjet e këtyre organizatave dhe institucioneve shtetërore, duke e pasur parasysh faktin se kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nevojitet një pozicion dhe bashkëpunim i përbashkët.

Ministri Spasovski dhe Drejtori rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional gjithashtu ranë dakord të krijojnë mbështetje reciproke konstruktive në lidhje me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të cilave u është bashkuar Ministria e Punëve të Brendshme. 

Related posts

Dega e BDI-së Gostivar para Ali Ahmetit, shpall Nevzat Bejtën për kandidat për të parin e komunës së Gostivarit

Redaksia

Editorial/ Pas çdo ankete del një fitues i ri, 17 tetori përgjigja më e mirë

N E

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More