Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SPB Tetovë: Mbi 700 aksidente më shumë nga marsi i vitit të kaluar

Tetovë, 5 prill – Zhurnal.mk – Gjatë marsit, policia ka zbuluar dhe sanksionuar 1.682 kundërvajtje në trafik në rajonin e Tetovës, që sipas të dhënave dhe statistikave të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë paraqet 711 më shumë se në marsin e vitit 2020. Shkeljet janë regjistruar në aktivitete kontrolluese të rregullta dhe aksionale.

“Për shkak të kundërvajtjeve të vërtetuara, janë përjashtuar 50 automjete. Shumica e automjeteve të përjashtuara (31) ishin me defekt teknik, gjegjësisht u është konstatuar parregullsi, kryesisht në frena, ndërsa 19 kishin regjistrimit të skaduar. Muajin e kaluar, 144 shoferë gjithashtu u përjashtuan nga trafiku, nga të cilët 89 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, 17 nën ndikimin e alkoolit, 27 shoferë fillestarë, tre me kategori të papërshtatshme dhe 8 me ndalesë valide për ngasje”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës të SPB Tetovë.

Gjatë marsit, për shkak të regjistrimit të skaduar, 12 automjete u konfiskuan përkohësisht për më shumë se gjashtë muaj, ndërsa 29 shoferë dhe 38 leje qarkullimi u konfiskuan përkohësisht. Gjatë kësaj periudhe, për shkak të parkimit të gabuar, 115 automjete janë tërhequr nga “shërbimi karrotrec” në Tetovë.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...