Agjencia Zhurnal.mk

SPB Tetovë paralajmëron qytetarët për maskat mbrojtëse

Shkup, 27 prill, zhurnal.mk – Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, sot me altoparlant nëpër rrugët e Tetovës, ka kërkuar nga qytetarët respektimin e masës mbrojtëse kundër virusit korona. Makina e SPB-së së Tetovës, ka lëvizur sot nëpër pjesët kyçe të qytetit, duke paralajmëruar qytetarët që obligativisht të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza gjatë daljes së tyre nga shtëpia, në rrugë, nëpër ambiente të mbyllura dhe të hapura. Në gjuhën shqipe dhe maqedonase, policët e SPB-së së Tetovës, kërkonin nga banorët respektimin e kësaj mase, me qëllim mbrojtjen e vetes së tyre nga infektimi me virusin korona. Sipas informatave të siguruara nga SPB e Tetovës, paralajmërime të këtilla do të ketë çdo ditë nëpër rrugët e Tetovës. Përndryshe, numri i të infektuarve në Tetovë ka arritur në 73, dy nga të cilët kanë ndërruar jetë.

Ndërsa, 11 persona, gjatë 24 orëshit të fundit kanë shkelur masën e ndalesës për dalje, Tetovë 5 dhe 6 në Gostivar, ndërsa në izolim janë gjithsej 26 persona, 22 në Tetovë dhe katër në Gostivar. Ky numër është shtuar ditë më parë edhe me tre persona, të cilëve iu është dhënë masa e izolimit nga inspektorati i shëndetësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...