Agjencia Zhurnal.mk

SPD-ja e Gjermanisë kërkon nga LDK-ja ta tërheqë mocionin, e quan plan kumarësh

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë. Sipas SPD-së, forcat politike në Kosovë po përpiqen të kapitalizojnë pandeminë Covid-19 dhe kërcënojnë se do të përmbysin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili sapo ka marrë detyrën. Kësisoj përmes një reagimi, grupi parlamentar i SPD-së i ka dënuar këto përpjekje të cilat ia ka quajtur si plane të kumarxhinjëve të papërgjegjshëm, raporton “Zëri.info”.

Tutje, SPD-ja e ka kritikuar sjelljen e presidentit Thaçi për zgjerimin e kompetencave të tij në këtë kohë pandemie. Deputetët e SPD-së kanë thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut ishte logjik.

“Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Albin Kurti po vepron me kujdes. Prandaj jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forcat brenda vendit po përpiqen të përdorin pandeminë për përfitime politike të tokës. Në vend që të flasë me qeverinë me një zë dhe të thërrasë për respektim të masave mbrojtëse, Presidenti Thaçi po bën thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, duke zgjeruar kështu kompetencat e tij. Vendet e BE-së kanë një vëmendje në aktivitetet e saj politike. Vendimi i Albin Kurtit për të shkarkuar Ministrin e Brendshëm Agim Veliu nga LDK-ja është logjike pasi ai kishte përkrahur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu kundërshtoi autoritetin e kryeministrit për të nxjerrë udhëzime”, thuhet në reagim.

Tutje SPD-ja e ka ftuar LDK-në që ta tërheqë mocionin e mosbesimit, kështu duke e përshëndetur vendimin e Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut e disa deputetëve tjerë të LDK-së për të mos e përkrahur vendimin.

“Grupi parlamentar i SPD i bën thirrje gjithë LDK-së që të tërheqë mocionin e mosbesimit të paraqitur. Populli i Republikës së Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Është një shenjë inkurajuese që Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe deputetë të tjerë dhe ministra nga LDK janë kundër votës së mosbesimit”, thuhet tutje.

Më tej SPD-ja i ka quajtur joevropiane lojrat e tilla në këtë kohë të pandemisë duke shtuar se ato mund t’i shtyjenë më tej përpjekjet për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, gjë e cila për SPD-në është e papranueshme.

“Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i hedhim poshtë lojërat e tilla me mendje”, përfundohet në reagim./Zëri

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...