Maqedoni TOP LAJM

Specialja edhe sot interviston Ali Ahmetin

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i Ahmetit sikurse gjatë së mërkurës, edhe gjatë së enjtes do të merret në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX-it në Prishtinë , duke filluar nga ora 9:30.

Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.

Postime të ngjashme

Ende po zhvillohen hetime për honoraret e majme të ish prokurorëve të PSP

T E

Presidenca: Vendimet për “gjendjet e jashtëzakonshme”, me konsensus politik

XH,I

Gazetari Dushko Arsovski, zëdhënës i ri i Qeverisë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...