Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Në Hagë është mbajtur seanca e radhës në gjykimin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.

Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtjen e viktimave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, me 8 nëntor 2021. Ndërkaq, për mbrojtjen e Mustafës afati për parashtrimin e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit është caktuar deri me 15 nëntor 2021.

Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Related posts

MSH: 21 viktima dhe mbi 1.200 raste të reja me COVID-19

D V

Gjykimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së për krime lufte, dëshmon ish-kryetari i Duhlës

D V

Flasin nga KQZ pas raportimeve se Përparim Rama nga LDK-ja ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të UNMIK-ut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More