Kuriozitete

Speciet e zhdukura deri tash janë vetëm maja e ajsbergut, do të ketë shumë më tepër

Zhurnal Ads

Shkencëtarët kanë bërë llogaritjet se sa gjitarë mund të zhduken në këtë shekull, bazuar në provat nga fosilet e mëhershme.

Parashikimet e tyre sugjerojnë se të paktën 550 specie do të jenë në hapat e mamuthëve.

Me çdo “humbje të specieve”, humbim një pjesë të historisë natyrore, thonë ata.

Megjithatë shtojnë se mund të shpëtojnë qindra specie të tjera me përpjekje, shkruan BBC.

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Science Advances”, njerëzit janë pothuajse tërësisht përgjegjës për zhdukjen e mamuthëve në dekadat e kaluara.

Në mënyrë që të shpëtohen speciet nga zhdukja, shkencëtarët thonë se duhet të rritet vetëdija e njerëzve dhe të ndërmerren veprime për shpëtimin e tyre, transmeton KOHA.

Shkecëtarët kanë mbledhur të dhëna nga fosilet që ofrojnë dëshmi të zhdukjeve të specieve. Sipas tyre, zhdukjet që kanë ndodhur në shekujt e fundit përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut në krahasim me zhdukjet që parashihen të ndodhin dekadat e ardhshme.

Postime të ngjashme

“Zogu i oqeanit”, anija e së ardhmes që bazohet tek e kaluara

S.B.

Zbulohet në Arktik kufoma e paprekur 40.000 vjeçare e ariut të Epokës së Akullt

admin

Shtatëvjeçari që ngjitet murit të lartë, ashtu si super-heroi i tij i preferuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...