Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SHGM: MPB të zbardhë rastin me nëpunësin që pengoi një gazetare të bëjë punën e saj

Shkup, 5 prill – Zhurnal – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), e dënon, siç thekson në kumtesë, sjelljen e djeshme të një nëpunësi të policisë në Veles ndaj  gazetares portalit duma.mk gjatë kryerjes së obligimeve të saja profesionale dhe kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ta zbardhë rastin, transmeton Zhurnal.

“Gazetarja Stefani Maneva të dielën pasdite (4 prill), siç qëndron në reagimin e portalit, kishte dalë në teren që ta mbulojë aksidentin e komunikacionit te ura ‘Gemixhii’ në Veles, në të cilën një tren i mallrave ka shkelur një njeri. Për një moment i është afruar një polic me uniformë nga SPB Veles përderisa Maneva grumbullonte informacione për ngjarjen e hidhur, ia ka marrë celularin dhe i ka fshirë fotografitë të cilat i ka bërë ajo për ilustrimin e lajmit. SPGM konsideron se sjellja e tillë e nëpunësve të policisë është e palejueshme, posaçërisht për shkak të asaj se gazetarja saktë ishte legjitimuar dhe kishte thënë se është në detyrë”, qëndron në kumtesë.

Për këtë, theksojnë nga SPGM, kërkojmë reagim të ashpër dhe efektiv nga kompetentët ndaj nëpunësit të policisë i cili e ka pamundësuar gazetaren e duma.mk që ta kryejë detyrën e saj të punës.

“SPGM fuqishëm proteston kundër incidenteve të këtilla, sepse pengimi i punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë është sulm edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit të qytetarëve”, thonë nga SPGM-ja.

Postime të ngjashme

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...