Agjencia Zhurnal.mk

SPGM: Të mbrohen gazetarët dhe punonjësit mediatik gjatë procesit zgjedhor

Shkup, 10 korrik, zhurnal.mk – Të mbrohen gazetarët dhe punonjësit mediatik gjatë procesit zgjedhor, apelon Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGM).

SPGM veçanërisht shpreh brengë për mënyrën në të cilën do të bëhet raportimi, përkatësisht mbulim nga ana e mediumeve në aktin e votimit të funksionarëve të lartë partiak, të cilët, siç citohet, tradicionalisht shkaktojnë vëmendje të madhe.

“Duke e marrë parasysh situatën e komplikuar për shkak të koronavirusit, si dhe protokollet e ashpra të cilat do të zbatohen në ditën e votimit, u bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, partive politike dhe të gjitha institucioneve kompetente të kthejnë vëmendje në mbrojtjen e shëndetit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Nga përvoja e deritanishme gjatë votimit të ndonjë politikani në vendvotim kanë hyrë mbi 15 fotoreporterë dhe xhirues, që, duke e marrë parasysh protokollin e votimit (më së shumti dy votues njëkohësisht), si dhe madhësia e hapësirës ku votohet, paraqet rrezik si për punonjësit mediatik ashtu edhe për përfaqësuesit e këshillave zgjedhorë dhe vëzhguesve. Për atë bëjmë thirrje në kohë të shqyrtohen këto situata problematike potenciale dhe të sillen rregulla dhe protokolle sipas të cilave opinioni nuk do të mbetet i painformuar, xhiruesit dhe fotoreporterët do ta kryejnë punën e tyre pa ndërprerë, ndërsa mbi të gjitha shëndeti i atyre që janë të involvuar maksimalisht do të mbrohet”, citon Sindikata.

SPGM u bën thirrje punonjësve mediatik maksimalisht t’i respektojnë rregullat dhe protokollet për mbrojtje derisa nuk i kryejnë detyrat e tyre të punës.

“Apelojmë deri te KSHZ dhe institucionet tjera kompetente t’u mundësojnë gazetarëve dhe punonjësve mediatik të sigurt të mund ta kryejnë detyrën në ditën e zgjedhjeve”, potencon Sindikata.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!