SPGPM: Të ndalojnë konferencat për shtyp në ambient të hapur gjatë ditëve të nxehta

nga D V

Shkup, 13 korrik – Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SPGPM) u bën thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë rekomandimet aktuale për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

“Në kushtet e nivelit portokalli të rrezikut nga temperaturat e larta, Qeveria ndër të tjera rekomandoi që në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të shmanget qëndrimi në ambient të hapur – masë që as përfaqësuesit e qeverisë dhe as përfaqësuesit e partive politike nuk e respektojnë”, thuhet në komunikatën e SPGPM-së.

Për shembull, shtohet, sot koalicioni “Vlen” organizoi konferencë për shtyp në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në orën 12:00, ndërsa dje në Ohër, ministri i Kulturës, Zoran Lutkov dha deklaratë për media në orën 14:00.

“Konsiderojmë se si përfaqësuesit e qeverisë ashtu edhe partitë duhet t’i kushtojnë vëmendje intervalit kohor kur caktojnë deklaratat për media, ose nëse është e nevojshme që ato të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ngjarjet të organizohen në ambiente të mbyllura dhe të kondicionuara.

SPGPM paraprakisht u bëri thirrje vetë mediave që të ofrojnë mbrojtje adekuate për punonjësit e tyre, veçanërisht për ata gazetarë dhe punonjës të mediave që duhet të raportojnë në ambiente të hapura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More