Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

“Spidermani” francez ngjitet në një nga ndërtesat më të larta në Frankfurt

Policia gjermane ka thënë se “Spidermani” francez Alain Robert do të përballet me hetime për krim dhe mund të gjobitet pasi është ngjitur në një nga ndërtesat më të larta në Frankfurt.

Robert, i njohur si “Spidermani” për shkak të ngjitjeve të tij, arriti majën në objektin e zyrave të Deutsche Bahnit në kryeqytetin financiar të Gjermanisë të enjten.

Ai ishte duke veshur një kostum të argjendtë dhe këpucë kauboji – por s’kishte masa mbrojtëse. Për ngjitje iu deshën 30 minuta. Ndërtesa ishte me 32 kate dhe e lartë 166 metra, raporton AP.

Zëdhënësi i Policisë në Frankfurt, Thomas Hollerbach, ka thënë se Roberti ishte në telashe të trefishta pas ngjitjes.

Fillimisht Deutsche Bahn ka ngritur ankesë ndaj tij. Së dyti, atij i duhet të paguajë për operacionin policor që t’i ofronte siguri gjatë ngjitjes dhe së treti një dron të cilin e përdori ekipi i Robertit, nuk ishte i autorizuar të fluturonte.

Nuk është hera e parë që 58-vjeçari vizitoi Frankfurtin. Vitin e shkuar, ai u ngjit në një ndërtesë 153-metërshe.

Roberti ka ngjitur shumë nga ndërtesat më të larta në botë.

Postime të ngjashme

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Dafina Vidishiqi

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Dafina Vidishiqi

Harresa, përse ndodh?

Dafina Vidishiqi

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse në xhungël të Kostarikës

Dafina Vidishiqi

Veprimet e udhëheqësve që e dëmtojnë moralin e vartësve

Dafina Vidishiqi

Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...