Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Spikatjet e Maqedonisë së Veriut si destinacion turistik në vitin 2021

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Si me efikasitet të implementohet vula e sigurisë “Safe travels” që do të ejtë e domosdoshme që vendi të bëhet sa më I spikatur si destinacion turistik këtë vit, duke pasur parasysh pandeminë me Kovid-19.

Kjo do të ejtë tema e konferencës së sotme për shtyp të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut që do të mbahet sot onllajn.

Vulat “Safe travels” janë të dedikuara për hotele, restorante dhe kapacitete të tjera turistike-hotelierike si konfirmim se vendosja dhe qëndrimi tek ata është I sigurt. Kjo, siç thonë nga Oda, tashmë është praktikë në disa nga vendet evropiane, e madje edhe në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në kushte kur është në faze procedura për vendosje të protokolleve për siguri dhe dhënie të vilës së sigurisë ‘Safe travels’ të World Travel & Tourism Counsil (WTTC), për çka kompetenca ka Ministria e Ekonomisë, si sektor afarist tregojmë se që të jetë funksionale dhe të japë efekt, do të ishte e një dobie të madhe të ekzistojë një zgjidhje sistematike për implementimin e të ashtuquajturve safe travel standard të cilat implementohen në të gjitha vendet që theksin e vendosin tek turizmi si zhvillim POSTKOVID, në kushte të krizës akoma ekzistuese në prag të hapjes së rajoneve dhe shteteve për udhëtim përmes aksionit të koordinuar për ngritjen e efektit turistik në shtet”, theksojnë nga Oda.

Në konferencën për shtyp të quajtur “Spikatja e Maqedonisë së Veriut si destinacion turistik për vitin 2021” do të flasin Asim Mexhedoviq dhe Aleksandar Kuzmanovski, zëvendëskryetarë të Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...