Spiropali në Nunciaturën Apostolike në Tiranë, shënim në Librin e Ngushëllimeve për papa Françeskun

nga D. V.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë dhe la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Spiropali u prit në këtë vizitë nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.

Spiropali vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin shqiptar dhe vlerësimin për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri.

“Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”, shkruan në shënimin e saj Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More