Spiropali opozitës në Kuvend: Ju bëni konkurencë kush do shajë më shumë Edi Ramën, ne jemi duke u marrë me armikun e vërtetë

Ministrja e Shtetit pë marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi ditën e sotme, me opozitën ashpër në Kuvend. Spiropali u shpreh se opozita ppo bën konkurencë se kush do të jetë më shumë radikal e kush do të shajë më shumë Edi Ramën, ndërkohë që armiku i vërtetë është kriza ekonomike që la pas tërmeti dhe pandemia Covid 19.

Fjala e pltë ministres Elisa Spiropali në Kuvend – 14 tetor 2021

Kur në Konferencën e Kryetarëve vendosëm bashkarisht që ora e diskutimeve do jetë 360 minuta, pra plot gjashtë orë, besoj se ramë dakord dhe patëm një konsensus për këtë, por edhe në rast se e marrim të mirëqënë – ju keni kërkuar më shumë kohë,- fakti që kjo sallë është bosh nga të dyja krahët, tregon që ka qënë një kërkesë e sforcuar që nuk bazohet as në seriozitetin e diskutimeve në këtë seancë. E them këtë pa veçuar ju, por në tërësi. Mendoj se është e tepruar edhe koha gjashtë orë sepse do duhej të diskutonim këtu shkurt, saktë dhe mirë për faktet dhe për rendin e ditës. Nuk ju referua askush nga opozita faktit që Shqipëria ka dalë nga tuneli i krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ky duhet të jetë një lajm i mirë për të gjithë, pavarësisht anëve ku ulemi. 2020-ta ishte një vit i errët, humbëm shumë shqiptarë të mirë, miq, të afërm dhe të njohur. Shumë familje humbën të ardhurat, shume familje humbën punën dhe shpresën. Ekonomia u tkurr me mbi 4%. Studimi i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor thekson se në 2020, Covid-19, e zhyti rajonin në një recesion të thellë. Shqipëria nuk bëri përjashtim.

Që nga fillimi i krizës, sipas Bankës Botërore, 139 mijë vende pune u humbën dhe midis 165 mijë dhe 336 mijë njerëz ranë në varfëri në të gjithë rajonin tonë. Pafyshim që kriza preku edhe Shqipërinë, ku në pak muaj u humbën 48 mijë vende pune të cilat fatmirësisht, po të njëjtat raporte, edhe FMN edhe BB e INSTAT verifikojnë sot që janë rifituar të gjitha. Sigurisht që nuk kanë rënë nga qielli, por masat dhe veprimet energjike të qeverisë dhe të të gjithëve bashkë, -se kemi kaluar këtu bashkarisht disa akte të rëndëishme dhe projektligje- ka bërë të mundur që ne ta përballojmë këtë situatë që nuk është aspak rozë. Nuk presim as nga kjo foltore as nga ajo tjetra të thotë gjëra që në nuk i dimë. I dimë dhe i dimë më mirë edhe se ju sepse ndërkohë që ju jeni të zënë duke bërë konkurrencë me njeri-tjetrin se kush do jetë më radikal, kush do shajë më shumë dhe kush është armiku më i madh i Edi Ramës, ne jemi duke u marrë në fakt me armikun e vërtetë, që është kriza e shkaktuar nga Covid-19 e cila i bashkëngjitet një krize që u shkaktua nga tërmeti.

Armiku ndryshon. Për ju armiku jemi ne, për ne, ju nuk jeni armiq. Armiku jonë është kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe tërmeti, është pamundësia e shumë shqiptarëve dhe është goditja që ka marrë ekonomia, situatë të cilën e kemi përballuar dhe do rendis më poshtë edhe disa nga mjetet që janë përdorur me efikasitet. Goditja sigurisht ka qënë e fortë, por nuk i godet të gjithë njësoj. Nuk godet njësoj ata që kanë biznes të madh, apo ata që kanë shumë kursime në bankë, apo dhjam siç quhet në zhargonin popullor, por sigurisht që godet punëtorët, godet bizneset e vogla, godet njerëzit me ndihmë ekonomike, godet njerëzit që jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe këtyre u kemi ardhur në ndihmë më stimuj fiskal, me paketa ekonomike, me garanci sovrane, me injektimin në ekonomi të programit të rindërtimit e investimeve publike. Ju thoni, pse ndërtoni ju ujësjellësa në kohë krize, pse ndërtoni rrugë, pse investoni në infrastrukturë, pse investoni në shkolla. Po dini ju ndonjë mënyrë tjetër se si të injektosh në ekonomi energji të reja prodhuese, përveçse të bësh investime publike?! FMN-ja, jo më larg se para dy ditësh, deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë këtë vit nga 7.6%-7.8%, ndryshe nga vlerësimi fillestar që ishte 5.5%. Është një rrijte e konsiderueshme.

FMN deklaron se ekonomia shqiptare ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme në atë që quhet ‘Resilience’. Politikat e ndjekura- theksohet vazhdimisht- kanë luajtur rol kritik, duke i hapur rrugë rimëkëmbjes së vendit. Pas vitit të vështirë 2020, aktiviteti ekonomik po ngrihet vrullshëm, thekson raporti. Këto politika monetare dhe fiskale, -pra edhe Aktet Normative janë pjesë të këtyre politikave-, prodhimi i lartë i energjisë falë kushteve të favorshme të motit në pjesën e parë të vitit, sezoni turistik relativisht i mirë, rindërtimi dhe investimet e tjera publike kanë luajtur rolin kryesor për t’i dhënë ekonomisë këtë qëndrueshmëri, këtë rezistencë duke bërë të mundur ringritjen. Inflacioni bazë deri më tani ka mbetur i qëndrueshëm dhe presionet inflacioniste të ulëta, po ashtu vendet e punës janë rikuperuar. Është e vështirë për një familje që ka vetëm ato të ardhura, të humbi vendin e punës, shumë e rëndë se nje biznes i madh që mund të ketë mundësi të ringrihet. Dhe paketat tona ekonomike, paga e luftës si dhe mbështetja sovrane për bizneset që të mbajnë të punësuarit, kanë qënë pikërisht politikë për të berë të mundur këtë që shohim sot : Një rritje më të lartë edhe seç ishte parashikimi, pra nga 7.5%-7.8%, dhe mund të shkojë deri në 8%. Po a është e mjaftueshme kjo për të luftuar varfërinë më të gjitha degëzimet e saj, me të gjitha pasojat e saj të rënda? JO! Por nuk dëgjova njëherë sot këtu nga kryetari i opozitës, nga kjo foltore, lërë atë foltoren tjetër, se ajo është për studim sociologjik, është shumë interesante, nuk mund të diskutohet sot këtu vetëm me nje fjalim, po nuk dëgjova të flitej për vaksinimin.

Ç’rol ka luajtur vaksinimi i popullatës dhe fakti që vaksinat janë gjetur në kohë rekord, në përballimin e krizës ekonomike. Shëndeti i popullatës është i lidhur pazgjidhshmërisht me shëndetin ekonomik të vendit. Sa më parë të bëhet zap pandemia përmes vaksinimit aq më e shpejtë është rimëkëmbja ekonomike. Edhe ky Akt Normativ i buxhetit sot që është kthyer nga Presidenti, padyshim i shërben qëllimit për përballimin e fatktqësive, edhe krizave edhe rimëkëmbjes ekonomikë të vendit. Dhe me pak shifra, Strategjia Kombëtare e vaksinimit, parashikon dhe ka vendosur si objektiv vaksinimin e 2.2 milionë qytetarëve, për të cilët nevojiten 4.4 mln doza vaksine. Ky është objektivi! Qeveria deri më sot ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.9 milionë dozave, ka alokuar për këtë qëllim 3 miliardë lekë, por për të mbuluar nevojat e vitit 2021, sipas këtij plani që ne kemi miratuar, e cila është strategjia më e mirë për të luftuar pandeminë, por edhe humbjet në ekonomi, kërkojmë një fond shtesë prej 1.1 milionë dozash të reja- 1 milardë lekë, për të bërë pikërisht këtë, që financimi i fushatës së vaksinimit të kapi shifrën 4 mld lekë dhe ne të bëjmë të mundur të kemi 4.4 milionë doza për 2.2 milionë qytetarë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë të vaksinohen. Të mos dëgjojnë të marrët nëpër ekrane që nuk e di si lejohen sepse dëmtohjne rëndë popullatën Por është e rëndësishme t’i bashkohemi përpjekjes së autoriteteve shtetërore dhe mjekëve në këtë luftë të përbashkët. Akti Normativ ka në plan edhe qiratë e tërmetit sepse nuk i kemi ndërtuar dot të gjitha shtëpitë dhe apartamentet që janë parashikuar, ama kemi plan t’i ndërtojmë të gjitha shtëpitë deri në fund të vitit 2022. Qytetarët duhet të vijojnë të marrin qiratë e tyre sipas planifikimit që është bërë, pra 1.5 mld.
Këto janë çështjet për të cilat flasim në në foltoret tona, në qeveri dhe në Kuvend dhe Nuk kemi ndërmend të biem pre e asnjë foltorje, qoftë asaj interesantes që është për studim sociologjik sot kësaj që doli sot nga çdo kod etik. Faleminderit!

Related posts

Frika nga varianti Delta, Tritan Kalo mesazh të fortë qytetarëve: Vaksinohuni! Nuk e kemi fituar betejën me armikun e padukshëm!

D V

Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Rregjistrohen 295 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Ahmetaj njofton vendimet e qeverisë: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e apartamenteve të tërmetit. Pas kategorive të caktuara, pjesa tjetër me short publik transparent

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More