Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.
Spiropali i uroi suksese ambasadorit Alberti dhe shprehu besimin se, gjatë misionit të tij në Shqipëri do të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike dhe aleate.
Ambasadori Alberti i dorëzoi më 24 janar Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.