Spiropali takohet Nancy VanHorn, nga partneriteti strategjik, investimet amerikane, te drejtësia

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar këtë të hënë me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA, Nancy VanHorn.

Në njoftimin e Kuvendit, theksohet se në këtë takim është diskutuar mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.

“VanHorn e uroi Kryetaren Spiropali me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit dhe Ambasadës së ShBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Kryetarja Spiropali uroi të Ngarkuarën me Punë, Van Horn, për misionin e saj në Shqipëri dhe e njohu me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar. Kryetarja Spiropali nënvizoi se në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqet nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, racionalitet, konstruktivitet dhe transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn diskutuan edhe mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More