Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Spitali COVID përfshihet në flakë, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 pacientë u vranë nga një zjarr që përfshiu spitalin COVID në një qendër tregtare në Mumbai.

Zyrtari i lartë i policisë Prashant Kadam, bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të premte,  raporton CNN.

“Rreth orës 12:30 pas mesnate, një zjarr shpërtheu në katin e parë në Dream Mall, pranë tij ishte qendra e kujdesit Sunrise Covid ku u pranuan rreth 76 pacientë me Covid,” u tha Kadam gazetarëve.

Kryetari i Bashkisë Mumbai, Kishori Pednekar tha se pacientët ishin evakuuar në një objekt tjetër dhe se shkaku i zjarrit po hetohej.

Spitali Sunrise është i pari në Azi që ndodhet brenda një qendër tregtare.

Situata nga COVID-19 në Mumbai

Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të enjten, duke e çuar gjithsej në 380,115 në qytet.

Sipas  Mumbai është rrethi me rastet e treta më të larta aktive në të gjithë vendin, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...