Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Spitali i Gostivarit furnizohet në mënyrë të centralizuar me oksigjen

Gostivar, 17 prill – Të gjitha repartet spitalore në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar edhe në atë të repartit Infektiv, oksigjeni O2 për të gjithë pacientët e hospitalizuar nga dje do të furnizohet në mënyrë të centralizuar.

“Pas përfundimit të lëndës për furnizime publike, dhe pas shumë ditëve punë intensive, sot përfundoi projekti i radhës dhe më i rëndësishmi sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë nga virusi Covid 19. Drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi sot vizitoi nga afër punimet e kryera në disa reparte spitalore. Projekti është realizuar nga të ardhurat vetanake të buxhetit të spitalit. Tash më të gjitha repartet spitalore do të kenë më të lehtë furnizimin me oksigjen O2 për pacientët e hospitalizuar, pasi që tash më është lëshuar në përdorim hapësira e re e centralizuar e oksigjenit e cila do të jetë e mjaftueshme për furnizimin e të gjitha reparteve spitalore, edhe atë do të ketë kapacitet për 1.5 ton oksigjen O2”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gostivarit.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...